Ligji i ri për plazhin/ Edi Rama përmend burgun: Çfarë i pret abuzuesit

Aktualitet

Nga shtatori zaptuesit e plazheve do të ndëshkohen me heqje lirie. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bizneseve në zonën e plazhit, duke thënë se me ligjin aktual ata nuk pësojnë asgjë, ndërsa ligji i ri për vijën bregdetare parashikon dënim me burg për ta.

"Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan nga zaptuesit.Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri pēr vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie", shkruan Rama.“Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan sot nga zaptuesit? Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri pēr vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie?”-shkruan Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se në vjeshtë do të dërgojë një ligj në kuvend, përmes të cilit do të kërkojë heqjen e kompetencave të administrimit të pushtetit vendor në lidhje me vijën bregdetare. Sipas tij, kjo nismë ka për qëllim zhdukjen e abuzimeve dhe administrimin më të mirë të hapësirave bregdetare.

ME TE LEXUARAT