Shkarkimi i Bushatit, zyrtari i lartë i SHBA: Prirjet e Ramës janë shqetësuese

Aktualitet

Zyrtari i lartë amerikan, Robert Hand, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, këshilltari i Kongresit Amerikan ka deklaruar se shkarkimi i Bushatit ishte një vendim zhgënjyes.

Më tej, Hand ka folur dhe për vendimin e OSBE-së për t’ia lejuar drejtimin Shqipërisë në vitin 2020, por është treguar kritik për faktin se ministri i ri nuk ka provojnë e Ditmir Bushatit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kryeminsitri Rama ka qenë në pushtet që nga 2013. Socialistët fituan të vetëm në zgjedhjet e fundit pa pasur nevojë për koalicion. Duke parë Shqipërinë, por edhe vende të tjera, në dy-tri vitet e para të pushtetit arrihet përparim. Në mandatin e dytë, kur vjen tek viti i gjashtë, fillojnë dalin zhvillime, që janë problematike, pra kjo është një prirje që vihet re gjithandej dhe nuk dua të fajësoj për këtë vetëm kryeministrin. Megjithatë disa prirje të kësaj qeverie janë shqetësuese.

Është shqetësuese nisma lidhur me median në internet dhe masat që mund të merren kundër portaleve të lajmeve, pasi mund të jenë vendime arbitrare nga një ent administrativ. Jo vetëm OSBE-ja, por shumë organizata të tjera që merren me lirinë e shtypit, brenda ose jashtë Shqipërisë, apo shoqëria civile, kanë shprehur shqetësim për të. Po ashtu është shqetësues problemi i korrupsionit që është i kudo-ndodhur në Shqipëri. Në pikëpamjen time vendi ka përparuar këto 6 vjet.

Mendoj se reforma në drejtësi mund ta çojë vendin më përpara. Shqipëria duhet të shpërblehet për këtë, por kjo nuk i bën të padukshme problemet e tjera. Por largimi i opozitës nga parlamenti, siç ndodhi në shkurt, krijoi një problem të ri, duke e zhvendosur vëmendjen tek veprimi i saj, në se ishte kundër-produktiv apo jo dhe u lanë në harresë problemet e vërteta për ta mbajtur qeverinë përgjegjëse për veprimet e saj, gjë që është pikërisht misioni i opozitës”, ka deklaruar zyrtari amerikan.

ME TE LEXUARAT