SPAK ben gati kerkesen e pare per ne gjykate, Lul Berisha ne gjyq per makinen e blinduar

Aktualitet
SPAK ben gati kerkesen e pare per ne gjykate, Lul Berisha ne gjyq per makinen e

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka bërë gati kërkesën e parë që do i dërgoje gjykatës për sekuestro ne bazë të aktit normativ antikçk, të miratuar nga qeveria. Bëhët fjalë për një makinë të blinduar të Lulzim Berishës. Kjo është pasuria e vetme që do ti bllokohet atij pasi pronat e tejra janë të sekuestruara me vendim gjykate bazuar në hetimet e mëparshme.

Prokuroria e PosaçmeAntikorrupsion (SPAK) do të dërgojë në gjykatë kërkesën e parë për sekuestro në kuadër të rasteve të referuara nga policia pas fillimit të operacionit Anti-KÇK.

Bëhet fjalë për një makinë të blinduar të Lulzim Berishën, të cilit iu kërkua plotësimi i formularit për burimin e pasurive që kishte në emër të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor ka bërë me dije se nga verifikimet e kryera e vetmja pasuri për të cilën do të kërkohet në emër të Lul Berishës është një automjet i blinduar pasi pronat e tjera në emër të tij rezultojnë të sekuestruara nga hetimet e mëparshme.

Gjithashtu mësohet se policisë i është kërkuar material shtesë për disa nga të dënuarit që u është dërguar formulari pasi dokumentacioni i dorëzuar në prokurori është i paplotë.

Mësohet se formularët janë plotësuar edhe nga personat e dënuar, të cilët ia kanë dërguar dokumentet në zyrat e OFL-së brenda afatit të përcaktuar.

Një prej personave që i është dërguar formulari është edhe Emiljano Shullazi, i cili ka deklaruar një shtëpi që e ka patur në pronësi nga viti 1992 një makinë si dhe pjesën e pronës së ish-hotel Vollgës të cilën e ka të falur.

Afati i fundit qe ka prokuroria për të derguar kërkesat ne gjykatë është data 22 shkurt dhe më pas gjykata ka 15 dite afat për të vendosur ne shkallën e parë.

Deri tani në SPAK janë paraqitur nga prokuroria rreth 20 kërkesa për sekuestro ndërsa nga policia ndërsa vete OFL pritet tu dergoje formularin rreth 250 subjekteve.

ME TE LEXUARAT