Burnley befason Leicesterin, 2-1

Sport
Burnley befason Leicesterin, 2-1

Futbollistët e Burnley kanë shënuar fitore të rëndësishme në përballje me ekipin e tretë në tabelë të Premier Ligës, skuadrën Leicester City me rezultat 2:1, në kuadër të javës 23-të.

Mysafirët erdhën të parët në epërsi me golin e Barnes në minutën 33, por kjo ishte e tëra që ata mundën të bëjnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra vendëse në vazhdim të ndeshjes u rikthye në lojë me dy gola që i siguruan tri pikë të mëdha për të mbetur në ligën më të fortë angleze në futboll.

Wood barazoi shifrat në minutën 56, ndërsa golin e fitores ekipit të tij ia siguroi Weswood në minutën 79.

Në këtë mënyrë Burnley erdhi deri te fitorja e tetë në kampionat dhe renditet në pozitën 14 me 27 pikë.

Leicester City, që deri vonë ishte në hap me Liverpool për kreun e tabelës, pësoi humbjen e gjashtë në këtë sezon dhe mbetet i treti në tabelë me 45 pikë.

ME TE LEXUARAT