Ironia e Artetes: Penalltia e mohuar? Mendoj se eshte e qarte…

Sport
Ironia e Artetes: Penalltia e mohuar? Mendoj se eshte e qarte…

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli menjëherë pas barazimit 1-1 kundër Sheffield United. “Topçinjtë” e tij e dominuan takimin dhe udhëhoqën për shumë minuta me rezultatin 1-0, ndërsa Sheffield barazoi në fund me anë të Fleck.

Kur rezultati ishte 1-0 në favor të Arsenalit, Pepe u pengua brenda zonës dhe pretendoi për penallti, e cila nuk u dha nga arbitri Mike Dean, por as nuk u kontrollua me VAR. Për këtë episod dhe mbarëvajtjen e takimit, Arteta tha: “Jam shumë i zhgënjyer. Mendoj se kemi lënë dy pikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dominuam shumicën e takimit dhe kishim në kontroll kundërshtarin. Ata dolën vetëm një herë në sulm në pjesën e dytë, edhe ajo me top të gjatë.

Humbëm duelin e parë ajror dhe më pas ishim të tërhequr. Ata shënuan me një gjuajtje me devijim dhe kjo ishte diçka që nuk e kishim në dorë.

Rasti i dyshimtë i Pepe? Mendoj se ishte e qartë. Nuk kam çfarë them tjetër. Nëse do të kemi VAR në këtë kampionat, atëherë t’i kontrollojë të gjitha rastet, jo vetëm disa prej tyre. Ky është problemi i vetëm”, tha mes të tjerash strategu i Arsenalit.

ME TE LEXUARAT