Reperja shtatzënë qëllohet me armë zjarri brenda në makinë

Kliko per me shume info

Ditën e sotme, reperja Yung Mami i ka shpëtuar vdekjes pas një skene të rrezikshme që i ka ndodhur.
Teksa ishte duke ecur me makinë, ajo është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili është ende i paidentifikuar.
Sulmuesi qëlloi automjetin e saj, duke e frikësuar deri në palcë reperen shtatzënë.

Gjatë rrëfimit të saj në polici, Yung Mami ka treguar se nuk e kishte parë kush kishte qëlluar, pasi kishin dritat ndezur dhe nuk dalloheshin. Reperja rrëfeu se të shtënat kishin ardhur nga pas dhe ishte qëlluar pjesa e makinës ku qëndronte goma rezervë.
Policia po heton ngjarjen dhe deri tani është hapur një pistë hetimi për reperin Kodak Black, i cili aktualisht është në burg për mbajtje arme.
Në njërën prej këngëve të tij, ai i ka bërë diss reperes, pasi ajo e kishte refuzuar.
Ndërkohë, mediat janë ende në pritje të njoftimeve të reja nga policia.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here