Rrahu babanë, Policia i zbulon edhe një arsenal armësh në shtëpi

Kliko per me shume info

Nisi si një ndalim për dhunë brenda në familje por pas kontrolleve në banesë policia ka zbuluar një arsenal të vërtetë armësh. Sipas burimeve zyrtare të uniformëve blu të Mirditës natën e djeshme është arrestuar një 43-vjeçar në Mirditë, pasi njoftimeve se ai ka rrahur babanë e tij 78 vjeç. Djali në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë me grushte ndaj babit të vetë të moshuar, por njëkohësisht ushtronte edhe dhunë psikologjike ndaj tij. Gjatë arrestimit të tij policia ka ushtruar edhe kontroll në banesë, ku i ka zbuluar një pistoletë, automatik si dhe 50 fishekë të modeleve të ndryshme.

Njoftimi i policisë

Kliko per me shume info

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.( T.), 43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë.

Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë

– 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë

– 15 fishekë luftarakë model 56

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here