Tentoi të fuste mall në qelinë e Rrogozhinës, pranga të riut

Kliko per me shume info

Policia ka vënë në pranga një të ri nga Durrësi, i cili tentoi të fuste një sasi droge në ambientet e brendshme të burgut në Rrogozhinë.

Njoftimi i policisë:

Kliko per me shume info

Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohen 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.

Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.

Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

1.B.,29 vjeç banues në Durrës. Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here