U ekzekutua rrugës për në shtëpi, kush është 47-vjeçari i dënuar më parë me 6.8 vite burg

Aktualitet

Nikola Ikonomi, i cili u vra mbrëmjen e sotme me tre plumba në Vlorë rezulton emër i njohur për blutë e Policisë.

Nikola Ikonomi është emri i fundit që është përdorur nga viktima, teksa njihej edhe si Laver Tozaj dhe më pas Xhaferr Tozaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

47-vjecari është me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droge.

" Laver Tozaj, shpallet fajtorë për kryerje të veprës penale të: “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me dhjetë vjet burgim;" shprehej Gjykata.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka akuzuar viktimwn për trafikimin e 1146 kilogramëve kanabis në drejtim të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitit 2005.

Policia po punon në disa pista për zbardhjen e ngjarjes dhe nuk përjashtohet pista e larjes së hesapeve për pazare droge.

ME TE LEXUARAT