I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet në gjendje kritike 60-vjeçari

Kliko per me shume info

Një i moshuar i shpallur i zhdukur rreth 4 ditë më parë në Pukë është gjetur ditën e sotme. I moshuari i identifikuar si Nezir Ahmetaj, 60 vjeç kishte dalë nga shtëpia më datën 4 gusht në fshatin Dardhë për të mbledhur manafera, por që më pas nuk u kthye më dhe familjarët nuk dinin asgjë për fatin e tij.

60 vjeçari kishte humbur gjurmët në mal, por u lokalizua vetëm sot falë ndihmës së një helikopteri të specializuar për operacione të tilla. Ai u transportua në gjendje të fikti në spital si pasojë e konsumimit të frutave të pyllit.

Kliko per me shume info

Ahmetaj, po ashtu, kishte pësuar helmim si edhe kishte humbje të memories dhe të ekuilibrit. Ai kishte rrëshkitur në mal dhe kishte thyer këmbën si edhe kishte pësuar dëmtime të tjera.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here