VIP

Pak pasi ndezi skenën e “Sunny Hill”, këngëtarja e njohur shtrohet në psikiatri

Festivali “Sunny Hill” i cili u mbajt në Prishtinë në datat 2, 3 dhe 4 gusht, u bë kryefjala e të gjitha mediave. Artistë të njohur performuan dhe ngritën në këmbë publikun shqiptar, ndërsa e ftuara speciale e festivalit ishte Miley Cyrus.

Mirëpo, vetëm 4 ditë pasi ndezi skenën e “Sunny Hill” me performancën e saj, këngëtarja është shtruar në psikiatri.

Sipas burimeve pranë këngëtares, familjarët e kanë bindur atë të shtrohet në psikiatri për të marrë një trajtim.

“Ata kanë patur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit të saj, këngëtarja nuk dëgjon askënd. Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me “djallin”. Duhet të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë.”- ka treguar burimi pranë Miley-t.

Kujtojmë se Miley u martua me Liam Hemsworth në dhjetor të vitit 2018 në një ceremoni private dhe lajmin e ndanë nëpërmjet disa fotove në profilet e tyre në Instagram.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close