Aktualitet

Rrugorët nisin aksionin: “Zbor” shoferëve që përdorin celular në timon

Sikundër ishte paralajmëruar, ka nisur monitorimi nga policë me uniformë dhe agjentë civil që do të ndëshkojnë çdo person që përdor aparatin celular, gjatë drejtimit të automjetit.

Duke iu referuar njoftimit të policisë, deri më tani janë gjobitur 758 persona, pasi janë kapur duke përdorur celularin gjatë kohës që drejtonin makinën.

“Nisur nga rreziku potencial, që mbart përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nga fakti që në shumë aksidente rrugore, është provuar se shkak është bërë përdorimi i aparatit celular, rrugorët e kryeqytetit janë angazhuar me forma kontrolli nga me efikaset, përfshi edhe agjentët civilë, të cilët monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Duke vlerësuar si trend negativ, gjithmonë e më shumë, përdorimin e aparatit celular, Policia rrugore e Tiranës do të vijojë në mënyrë permanente me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit janë verifikuar dhe ndëshkuar 758 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit”, thuhet në njoftim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close