Vritet në Romë kreu i bandës italo-shqiptare, e dyshuar për lidhje me Camorran

Aktualitet

Vritet në pritë ultrasi i Lacios, ” Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe me nofkën “Diabolik”. Mediet fqinje raportojnë se ultrasi është qëlluar me pistoletë në kokë dhe ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme brenda Parkut të Aqueducts, Romë.

Një kalimtar që dha alarmin, ku sipas të dhënave, një persona e ka qëlluar me dy plumba pistolete në shpinë dhe kokë. Plumbi i kishte shpuar kafkën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vrasja dyshohet se ka lidhje me larje hesapesh, por hetimet janë ende në fillim. Mediet raportojnë se është e sigurt se ishte një vrasje me paramendim. Piscitelli, 53 vjeç, ishte ulur në një stol në Viale Monia në numrin 273 së bashku me një person të dytë që ende nuk ishte identifikuar, kur një burrë me rroba sporti e qëlloi atë nga pas.

Në vitin 2016 Piscitellit, iu konfiskuan 2 milion euro nga Guardia di Finanza. Në vitin 2013 ai u arrestua, sepse ai u konsiderua nga hetuesit si qendra e një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë. Në 2015 Diabolik u konsiderua përgjegjës, së bashku me ultras të tjera, për zhvatje ndaj presidentit të Lazios, Claudio Lotito. Emri i Piscitelli u shfaq edhe në gazetat e Mafia Capitale, me prokurorët që e konsideruan Diabolik në krye të një grup kriminel italiao-shqiptar. Diabolik a capo della “batteria di Ponte Milvio”, un gruppo criminale italo-albanese, që kanë lidhje me bosin e Camorrs, Michele Senese, ‘O pazz’.

ME TE LEXUARAT