Aksioni “Drenas”, procedohet inspektori i Mjedisit dhe kryetari i 2 fshatrave

Kliko per me shume info

Katër zyrtarë në Korçë janë proceduar penalisht me akuzën “Moskallëzim krimi dhe “Shpërdorim detyre” pasi aksioni “Drenas” vuri në pranga 2 persona në kërkim me akuzat Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Sipas njoftimit zyrtar ka nisur procedimi penal për një inspektor të Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, dy punonjës pyjesh, si edhe kryetarin e fshatrave Denas dhe Xerje.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policise:
Vijon operacioni policor i koduar “Denas” i finalizuar dy ditë më parë, me ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, mes të cilëve një inspektor i Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, dy punonjës pyjesh, si edhe kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje, për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

Në kuadër dhe në vijim të veprimeve proceduriale e hetimore lidhur me operacionin policor të lartpërmendur, specialistët e Hetimit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

• S.Z, (me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit Korçë),

• M.B, (me detyrë teknik i pyjeve për zonën e njesisë administrative Voskopojë, Lekas në sektorin pyjor pranë Bashkisë Korçë),

• F.B, (me detyrë roje i pyjeve për zonën e mësipërme),

• I.A, (me detyrë kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje).

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, këta shtetas dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here