Fundjava, trafik i rënduar në të gjitha rrugët e vendit

Aktualitet

Në kulmin e sezonit turistik të shumtë janë njerëzit që këtë periudhë zgjedhin të udhëtojnë drejt plazheve apo edhe zonave malore.

Për këtë arsye qarkullimi në akset kryesore të vendit është rritur ndjeshëm dhe kjo fundjavë ka nisur me trafik të rënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

POr trafiku i rënduar ka nisur që të premten. Në Thumanë ka një radhë të gjatë të makinave. Ky aks këtë vit është kthyer në problematik sa i përket trafikut, sidomos gjatë sezonit të verës.

E njëjta situatë paraqitet mbrëmjen e sotme edhe në rrethrrotullimin e Durrësit, ku pamjet tregojnë për një trafik shumë të rënduar.

ME TE LEXUARAT