Intervista, gazetari i Euronews rrëfen incidentin: Si reagoi Rama

Kliko per me shume info

Gazetari i Euronews, Jacke Parrock, që mori në intervistë kryeministrin Rama në rezidencën qeveritare në Dhërmi, me anë të disa postimeve në instastory në rrjetin social Instagram, ka zbuluar disa prapaskena përgjatë intervistës.

Në instastoryt e publikuara, gazetari Parrock ka bërë me dije se gjatë intervistës me kryeministrin Rama, ka ndodhur një incident i pakëndshëm por që u menaxhua me sukses.

Kliko per me shume info

Sipas Parrock momenti kur iphone i cili po regjistronte intervistën me Ramën u nxeh dhe pushoi së regjistruari, ishte absolutisht një makth i vërtetë. Gazetari falenderon fotografen Ivana Dervishi e cila ishte prezente me ta, që e vuri re që iphoni ishte nxehur dhe që i lajmëroi kur telefoni kishte pushuar së regjistruari.

Gazetari i Euronews falenderoi gjithashtu edhe kryeministrin Rama për durimin e treguar gjatë incidentit deri në momentin që e zgjidhën problemin. Sipas tij shumica e krerëve të shteteve nuk do të duronin një incident të tillë, por Rama është një lider që e sheh veten nga e ardhmja, duke kuptuar që gazetaria mobile #Mojo (mobile journalism) është e ardhmja e gazetarisë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here