Krijimi i Gjykatës Kushtetuese, KED kërkesë Presidentit dhe Kuvendit të Shqipërisë

Kliko per me shume info

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës që të shpallin vakancat për kandidaturat e reja për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë mbledhjes së sotme, KED zhvilloi proceset e relatimit të procedurave të ndjekura deri më tani për vlerësimin e kandidaturave për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, përkatësisht:

– Arta Vorpsi;

Kliko per me shume info

– Elsa Toska;

– Fiona Papajorgji;

– Regleta Panajoti;

– Marsida Xhaferllari.

Ndërkohë, vendimmarrja e Këshillit lidhur me fillimin ose jo të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, është shtyrë për një mbledhje tjetër.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 09.08.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

Diskutimi dhe vendimmarrja në lidhje me shpalljen e fillimit të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve, për sa i përket vendeve vakante si më poshtë:

– Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

– Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018.

– Vendi vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar për vendet vakante.

Në përfundim të diskutimit të çështjeve të rendit të ditës, Këshilli vendosi:

– Njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018.

– Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur me Dekretin nr. 10723 datë 07.02.2018 nga Presidenti i Republikës.

Vendimet e Këshillit për çështjet e sipërcituara gjenden të publikuara në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, pjesa për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Vendimmarrja e Këshillit lidhur me fillimin ose jo të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhet për në një mbledhje tjetër, duke konsideruar mundësinë e ushtrimit të anikimit nga kandidatët pranë Gjykatës Administrative të Apelit dhe kohëzgjatjen e procedurave të gjykimit.

Në vijim të mbledhjes , Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi proceset e relatimit të procedurave të ndjekura deri më tani për vlerësimin e kandidaturave për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, si edhe zhvilloi intervistat, sipas ligjit, me të gjithë kandidatët e lejuar për kandidim, sipas radhës më poshtë:

– Arta Vorpsi;

– Elsa Toska;

– Fiona Papajorgji;

– Regleta Panajoti;

– Marsida Xhaferllari.

Në përfundim të relatimit dhe intervistave me të gjithë kandidatët e lejuar , në zbatim të dispozitave të Kushtetutës, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, si edhe të ligjit nr. 115/2015 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë menjëherë me përmbushjen e detyrimeve të tij për shqyrtimin nga secili anëtar i Këshillit të dokumentacionit voluminoz të çdo kandidati të lejuar, për njohjen e plotë dhe të thelluar me të dhënat e jetës profesionale, me punimet shkencore dhe dokumentet e tjera profesionale të paraqitura për vlerësim nga kandidatët, në funksion të përmbushjes së kompetencës së vlerësimit dhe pikëzimit të secilës kandidaturë, për të vijuar pas kësaj me bisedimin kolegjial dhe vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturave për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në përfundim të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit të secilit kandidat dhe të vlerësimit e të pikëzimit të tyre sipas meritave profesionale, morale dhe organizuese e drejtuese të parashikuara me ligj, do të thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të shpallur vendimet për vlerësimin dhe pikëzimin e secilit kandidat, vendimet për renditjen e kandidatëve për secilin vend vakant dhe për të miratuar raportin e arsyetuar mbi procedurën e ndjekur dhe vlerësimin e kryer për kandidatët e secilit vend vakant.

Pas miratimit, raporti i arsyetuar, lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe aktet përkatëse të vlerësimit dhe pikëzimit të çdo kandidati dhe për secilin vend vakant do t’i dërgohen organeve të emërtesës, Kuvendit dhe Presidentit të Republikës, në mënyrë që të ushtrojnë, sipas përcaktimeve të Kushtetutës, kompetencën dhe detyrimin kushtetues të zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here