Trafikonin minorenë/ EUROPOL shkatërron rrjetin me 70 persona

Kliko per me shume info

Gjatë një operacioni të gjerë kundër trafikut të fëmijëve, Policia Europiane ka arrestuar 70 persona.

Sipas EUROPOL, ky aksion është shtrirë në disa vende të Europës, ndërsa u bë e mundur identifikimi i 53 minorenëve si viktima potenciale.

Kliko per me shume info

“Agjencia europiane e bashkëpunimit mes policisë kriminale ka mbështetur një operacion paneuropian kundër trafikut të minorenëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, lypjes së detyruar dhe punësimit të detyruar”, theksoi EUROPOL.

Pas këtij operacioni u vunë në pranga 34 persona për shfrytëzim të qenieve njerëzore dhe 36 të tjerë të tjerë për vjedhje, shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe lehtësim të imigracionit klandestin.

“Më shumë se 127 000 individë, 63 800 automjete dhe 1 100 vende u kontrolluan”, shtoi agjencia.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here