2 kg mall në makinë, ja kush është shqiptari i arrestuar në ...

Aktualitet

Një shqiptar 25-vjeçar, me iniciale A.K., rezident në provincën e Riminit, është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Chietit për trafik dhe zotërim të lëndëve narkotike.

Shqiptari, me precedentë, u kap në autostradë gjatë një shërbimi kontrollesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nën tapicerinë e makinës iu gjetën katër pako heroine, me peshë të përgjithshme mbi dy kile, një kuti e madhe me tre qese me mbi 15 kilogramë lëndë përzierjeje.

Droga e kapur, bazuar në ekzaminimin e bërë në laboratorin e analizave të lëndëve narkotike të karabinierëve në Chieti, rezultoi e një cilësie të shkëlqyer, me pastërti ndër më të larta të sekuestruara në provincë vitet e fundit.

25-vjeçari u mbyll në burgun e Chietit, ndërkohë që makina iu sekuestrua.

ME TE LEXUARAT