Rama jep lajmin e mirë për linjën ajrore shqiptare: Së shpejti nis “Air Albania”

Politikë

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Turqi, ku është ndalur sot në zyrat e “Turkish Airlines” për diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës ajrore shqiptare, “Air Albania”.

“Në zyrën e Shefit Ekzekutiv të ‘Turkish Airlines’, Ilker Ayci, për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore ‘Air Albania’,e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij”,tha Rama duke shtuar se kompania shqiptare do të nisë së shpejti operacionet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Rama u prit në një darkë pune nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin diskutoi “për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania, projektet e reja në turizëm dhe energji, si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve.”

ME TE LEXUARAT