Fluturime të lira nga Rinasi?

Aktualitet

rinasNëse vendi ynë arrin që të jetë i pari në rajon për turizmin, këtë atribut e merr në anën e shtrenjtësisë së biletave. Amelia është një shtetase e huaj e cila tregon se ka herën e saj të 5-të që vjen në Shqipëri. Çmimi i biletave sipas saj është i lartë, ndërsa nga ana tjetër, lloji i produkteve që ofron transporti ynë ajror është i kufizuar.

“Është hera ime e 5-të që fluturoj nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës. Çmimi i biletave më duket pak i shtrenjtë dhe këtu nuk ofrohen shërbime të tjera më të lira”, – ka thëne ajo

Përveç tarifave të larta që merr koncesionari i aeroportit, këtu nuk ofrohen linjat e shërbimit Low Cost.

Por nga ana e saj, qeveria ka nisur negociatat me kompaninë gjermane e cila ka të drejtat ekskluzive për fluturimet ajrore, që të mundësohet futja e linjave Low Cost, të cilat do të kenë për qytetarët çmime biletash disa fish më të ulëta. Shefi i kabinetit në Ministrinë e Transporteve, thotë se po synohet që ky koncesionar të investojë edhe në infrastrukturën e një aeroporti të tillë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri tani nuk është vendosur se ku do të investohet për të krijuar infrastrukturën e një aeroporti të tillë, por mendohet të zgjidhet zona e Kukësit e cila ka një aeroport, ajo e Gjirokastrës, ose ajo e Sarandës. V+

ME TE LEXUARAT