Akuzat e MAS, reagon rektori Mema: Lajmi denigrues dhe abuzues

Aktualitet

memaNjë ditë pas ngjarjes së ndodhur në Universitetin e Durrësit, ka reaguar rektori Mit’hat Mema, sipas të cilit lajmet janë shpërndarë në media nga burime jokorrekte zyrtare.

Rektori Mema e ka konsideruar lajmin e ditës së djeshme si abuzues dhe denigrues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq një ditë më parë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka kryer një inspektim të pa paralajmëruar në Universitetin “Aleksandër Moisiu”në Durrës, ku si shkak ka qenë  konflikti midis Rektorit Mit’hat Mema dhe ish-Dekanit të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Elmaz Leci. Ky i fundit pasi ishte pezulluar, ishte detyruar nga Drejtoria e burimeve njerëzore, pas urdhrit të Rektorit, që të firmoste një procesverbal çdo ditë në orën 08:00 dhe 16:00 kur vinte dhe ikte nga puna.

ME TE LEXUARAT