Furgoni përfundon në lulishte dhe përplas qytetarët, ndërron jetë një grua

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes ku nje mjet tip furgon me targa AA 001FT që udhëtonte me shpejtësi, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lulishte tejet të populluar me qytetarë. Mjeti ka kaluar borduren rreth 60 cm të lartë dhe ka thyer një peme si dhe ka dëmtuar shaktuar një vitkimë dhe 3 të plagosur, midis të cilëve edhe djali i viktimës.

Mësohet se viktima është Teuta Aliçkolli, 50-vjeçe e cila është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra pasi furgoni e ka zënë poshtë,  ndërkohë mësohet se djali i saj emri i të cilit nuk është bërë i ditur ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Kliko per me shume info

Aliçkolli ishte duke qëndruar në lulishte së bashku me djalin në momentin që furgoni erdhi me shpejtësi dhe e zuri poshtë.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate dhe raportohet se furgoni po lëvizte me një shpejtësi tepër të lartë.

Drejtuesi i mjetit është një 22-vjeçar, që është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa po hetohet nëse ishte i dehur. Ndërsa ngjarja ka ndodhur në një orar dhe vend mjaft të populluar dhe fatmirësisht bilanci nuk ka qenë më i rëndë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here