Aksidenti në Lushnje, 16-vjecari drejtonte furgonin, goditi gruan në lokal

Aktualitet

Rëndohet edhe më shumë ngjarja e ndodhur gjatë natës në qytetin e Lushnjës në rrugën kryesore të qytetit, pranë shkollës “Skënder Libohova”.

Një minibus që drejtohej nga një 16-vjeçar ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e më pas ka përfunduar në lulishten e qytetit.

Nga kjo ngjarje e rëndë, ka mbetur e plagosur Teuta Alickolli 47 vjeçe, e cila ishte së bashku me bashkëshortin dhe djalin duke pirë kafe në lokalin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë natës.

Policia e Lushnjës ka shoqëruar 16-vjeçarin së bashku me të atin në komisariat. Nga hetimet e para mësohet se shkak ka qenë dhe shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte 16-vjeçari.

ME TE LEXUARAT