Kim Jong-Un i dërgon letër Trump: Duhet të takohemi shumë shpejt

Kliko per me shume info

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, dëshiron të takohet sërish që të fillojnë negociatat, pas përfundimit të bashkëpunimit ushtarak në mes të SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se Kim i ka bërë këto deklarata përmes një letre dhe se shpreson se do të takohen shumë shpejtë. Presidenti amerikan tha se Kim i ka kërkuar falje për testimet e raketave në ditët e fundit, por i ka premtuar se do të ndërpresin këtë aktivitet kur të përfundojnë ushtrimet ushtarake me Korenë Jugore.

Kliko per me shume info

Koreja Veriore ka testuar dy raketa me rreze të shkurtër të shtunën, deklaruan autoritetet e Koresë Jugore, duke theksuar se ky veprim është “shprehje e forcës” kundër ushtrimeve ushtarake të Koresë Jugore me Shtetet e Bashkuara. Lansimi i raketave erdhi disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka pranuar “një letër shumë të bukur” nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Trump dhe Kim janë takuar tri herë, në Singapor, Hanoi dhe zonën e de-militarizuar koreane. Presidenti amerikan që ka shfaqur simpati për liderin Kim gjatë cdo takimi, ka premtuar se do ta mbështes Korenë Veriore ekonomikisht nëse tërhiqet nga programi bërthamor.

Koreja Veriore ka deklaruar se armët janë për vet-mbrojtje dhe ka insistuar në largimin e sanksioneve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here