Kujdes me kafenë! Konsumimi i tepërt shkakton migrenë

Soft

Një ndër faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e migrenës është konsumi i tepruar i kafes. Studiuesit theksojnë se më tepër se 3 kafe në ditë, përfshirë më pas edhe konsum të pijeve të tjera me përmbajtje kafeine, ndikojnë në shfaqjen e papritur të dhimbjes se fortë të kokës brenda 24 orëve.

Migrena është një shqetësim që aktualisht prek mbi 1 miliard persona dhe është një ndër gjendjet që ndikojnë më tepër në humbjen e produktivitetit në punë me kosto direkte dhe indirekte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkuesit amerikanë kanë studiuar në mënyrë shkencore impaktin e kafes dhe të pijeve të tjera me përmbajtje kafeine. Rezultoi se konsumimi i një apo dy filxhane kafe në ditë në asnjë rast nuk përkonte me shfaqjen e migrenës tek pacientët që vuajnë prej saj në mënyrë të moderuar. Ndërsa nëse kjo sasi tejkalohej, efekti ishte pothuajse i sigurtë, pasi shfaqej në të gjitha rastet e studiuara

ME TE LEXUARAT