Aksidenti në Gramsh, makina dyshohet se po trafikonte klandestinë siriane

Aktualitet

Aksidenti i rëndë automobilistik qe ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në vendin e quajtur Çekrek në Gramsh mendohet se ka nxjerre ne pah nje linje te trafikut te shtetasve siriane.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona. Ndërkohë raportohet se janë plagosur tetë të tjerë që kanë qenë brenda në makinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas informacioneve të para, drejtuesi me inicialet M. Gj. 28 vjeç, banues në Tiranë duke drejtuar mjetin tip "Fuoristradë" ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

Dyshohet se personat që kanë qenë në automjet kanë qenë emigrantë sirianë. Të plagosurit janë traportuar në spitalin e Gramshit.

Sipas burimeve, mendohet se automjeti është nisur nga Bilishti dhe drejtuesi i mejtit për të shmangur kontrolle policore ka përdorur aksin Korçë-Moglicë-Gramsh-Tiranë.

ME TE LEXUARAT