Premier League/ Spektakël i Man.City, Tottenham fiton me përmbysje

Kliko per me shume info

Premier League dhuron spektakël që në start. Skuadra e Manchester City ka fituar me goleade ndeshjen e parë për këtë sezon ndaj West Hem. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shënuan plot 5 gola ndaj skuadrës londineze, duke iu përgjigjur me goleadë fitores së Liverpool.

Gabriel Jesus hapi serinë e golave për Manchester City në minutën e 25. Braziliani asistohet nga Woker dhe tregohet i saktë përballë gardianit kundërshtar. Pjesa e parë përfundon me fitoren minimale të Manchesterit. Në fraksionin e dytë të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shënojnë edhe katër gola të tjerë.

Kliko per me shume info

Goli i dyte u shënua nga Sterling. Sulmuesi anglez asistohet nga De Brujn dhe vendos për shifrat 2-0. Është sërish i njëjti autor që realizoi edhe golin e tretë. Nuk mund të mungonte Aguero i cili realizoi golin e parë për këtë sezon nga pika e bardhë e 11 metërshit ndërkohë që në fundin e takimit Sterling vulos fitoren 5-0 të Manchester Cityt. Kampionet e Anglisë tregojnë se janë sërish ata skuadra që duhen mundur.

Tottenham fiton me përmbysje: 

Tottenham fiton 3-1, me përmbysje ndaj Aston Villa, në javën e parë të Premier League. Një ndeshje e vështirë për “Gjelat”, që duhet thënë se vuajtën në pjesën e parë, pasi pësuan gol vetëm pas 9 minutash lojë. McGinn shënoi për skuadrën mike.

Në pjesën e dytë Pochettino hedh në fushë Eriksen dhe falë tij loja merr dinamikë tjetër. Nuk do të vonojë as goli, teksa Ndombele goditi saktë nga jashtë zone dhe tundi rrjetën.

Goli i blerjes së verës i dha zemrës skuadrës londineze, që u hodh në sulm për golin e fitores dhe me pak fat Harry Kane shënoi katër minuta para fundit. Për ta bërë më spektakolare këtë ndeshje, sulmuesi anglez shënoi edhe një tjetër gol nga jashtë zone duke i fiksuar shifrat në 3:1

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here