Sot Kurban Bajrami, pamje nga falja e besimtarëve myslimanë në Tiranë (FOTO)

Aktualitet
Sot Kurban Bajrami, pamje nga falja e besimtarëve myslimanë në

[gallery ids="945071,945072,945073"]

Mijëra besimtarë myslimanë falën në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm namazin e Kurban Bajramit. Ata janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, teksa iu drejtuan Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, në mesazhin e tij para qytetarëve, u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit.

“Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami. Dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës.

Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu”, tha ai.

ME TE LEXUARAT