A është kjo moderatore shkak i sherrit mes Ilda Bejlerit dhe Shakohoxhës?

Kliko per me shume info

Është zbuluar më në fund arsyrja e sherrit mes moderatores Ilda Bejleri dhe komentatorit Dritan Shakohoxha.

Sipas burimeve të “Panorama plus”, shkak i këtij sherri është bërë një ridimensionim i hapësirave televizive mes prezantuesve.

Kliko per me shume info

“Shakohoxha ka dashur t’u japë përparësi moderatoreve të reja, siç është Lei Kraja, por Ildës kjo nuk i ka pëlqyer aspak, pasi do të mund të interpretohej si rënie nga froni. Situata ka degjeneruar në konflikt e deri në marrjen edhe Ilda ka marrë vendimin për t’u larguar puna”, shkruan media.

Dritan Shakohoxha tha pak më parë se kishte qenë ai që ia dha lajmin e largimit nga puna moderatores Ilda Bejleri.

Në një intervistë për “Pushime on Top”, ai u shpreh se vendimi për të shkëputur marrëdhëniet profesionale nuk u prit mirë nga Ilda:

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion [Ildën], bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste…”, tha Shakohoxha.

Por pas kësaj interviste ka reaguar vetë Ilda e cila u shpreh se një komentator nuk mund të të pushojë nga puna.

Me ironi ajo shkruante pak ditë më parë duke qeshur në Instastory se “nga puna të heqin e të marrin pronarët jo komentatorët e ndeshjeve”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here