Bllokohen 33 hotele në Sarandë/ Tatimet: Aksioni ka për qëllim të nxisë konkurrencën

Aktualitet

Vijon të zbatohet aksioni anti-informalitet për sektorin e turizmit.

Strukturat e monitorimit në terren kanë konstatuar në qytetin e Sarandës 30 subjekte të paregjistruara në organet tatimore. Për pasojë, është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj theksoi se qëllimi i këtij plani operacional ka të bëjë me nxitjen e konkurrencës së ndershme.

“Vetëm Për zonën e Sarandës janë 413 njësi në booking, të cilat po verifikohen nga 9 grupe të monitorimit në terren, për regjistrimin dhe respektimin e detyrimeve ligjore- lëshimi i kuponit, publikimi i listës së çmimeve, deklarimi i punonjësve etj. Gjatë gjithë periudhës nga data 4 Korrik deri dje janë kryer në total 420 kontrolle dhe janë konstatuar 191 shkelje të legjislacionit tatimor.

30 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.

35 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 3 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (hera e dytë).

15 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 12 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 3 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore ‘biznes i madh’. Plani operacional nuk ka për qëllim që të sulmojë subjektet, por ka për qëllim që të nxisë konkurrencën e ndershme”, tha drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj.

ME TE LEXUARAT