Ironizon gazetarja: Si po ju shkojnë pushimet o pashallarët e kombit?!

Aktualitet

Fillimi i kësaj jave në vendin tonë u trondit nga tre ngjarje të rënda kriminale. Gjithë kjo situatë të tensionuar, ka nxitur edhe reagimin e gazetares Nikoleta Kovaci, e cila në një shkrim në rrjetet sociale, ka ironizuar me “pashallarët” që drejtojnë vendin.

“N’Shqipni:

– Shkon me marr buken e merr plumbat;

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

– Del me ndejt ne lulishte e te merr makina para me krejt familjen;

-Hyn me nda njerzit qe mos te theren, e te vrasin ty;

– Shkon e le lesht me ble ushqime e blen kancerin per vete e tanë robtë e shpisë;

– Shkon ne spital te kurohesh per nje plage e te japin nja tri semundje te tjera te renda, thujase vdekjeprurese;

-Nisesh ne mengjes me lutjen: Zot me sill shendosh ne shpi e fle me lutjen; Zot mos mi sill narkomanet ne shpi tue mendu se kam leke…

Hë, si po iu shkojne pushimet pashallarët e kombit dhe vendit tem?!”- shkruan Kovaçi.

Kujtojmë se hëna nisi me gjetjen e trupit të pajetë të Florian Selimit në Fier, ku dyshohet se 23 vjeçari u qëllua me thikë dhe më pas u hodh në kanal.

Pas kësaj, në mesditë në qytetin e Rrëshenit u vra me armë zjarri në sy të fëmijëve 48-vjeçari Armando (Tonin) Gjini, me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë që pak pas mesdite një 38-vjeçar u plagos me thikë në Shkodër.

ME TE LEXUARAT