Maqedoni e Veriut, lirohet ish-luftëtari i UÇK-së Tomor Morina

Kosovë&Rajon

Është liruar nga burgu ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina. Lajmin e ka konfirmuar djali i dajës së ish-ushtarit, Gurakuq Dobruna. Ai ka thënë se vendimi për lirimin e tij është marrë, por nuk dihet se kur do të lirohet.

“Vendimi për lirim është marrë sot, kur do të dalë nga burgu nuk e dimë ende, sepse dokumenti i vendimit duhet të dërgohet në burgun ku po qëndron Tomori”, ka thënë ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dobruna shtoi se lirimi i Tomor Morinës mund të ndodhë gjatë ditës së nesërme ose gjatë dy apo tre ditëve të ardhshme. “Sipas avokatit, kjo mund te ndodhë gjatë ditës së nesërme ose 2-3 ditët e ardhshme”.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare në Bllacë. Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.

Morina akuzohej se gjatë viteve 98-99-të kishte kryer krime lufte. Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut të ekstradonte Tomor Morinën, kërkesë e cila u hodh poshtë nga Gjykata e Shkupit.

ME TE LEXUARAT