Reagimi/ "Pse kriza nuk zgjidhet nga qeveria, ky Parlament s’e ka të gjatë"

Politikë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka reaguar per aksionin kundër informalitetit të ndërmarrë së fundmi nga qeveria.

Përmes një shënimi në “Facebook”, Duka shprehet se në vend që të dëshmojnë se Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë, luftojnë me shezllonat dhe informalitetin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duka thotë se këto nuk janë gjë tjetër veçse fushata propagandistike që nuk e ndihmojnë vendin, ekonominë dhe integrimin.

“Ndërkohë që të dhënat e Eurostat dëshmojnë se Shqipëria sot është vendi më i varfër në Europë, mazhoranca ka nisur një luftë me shezllonat dhe informalitetin, ekzistencën e të cilit e zbuloi vetëm në vitin e shtatë të qeverisjes. Sigurisht, këto nuk janë gjë tjetër veçse fushata propagandistike që nuk e ndihmojnë vendin, ekonominë dhe integrimin. Prandaj, Shqipëria kërkon zgjidhje.

Një zgjidhje që nuk mund të vijë nga një mazhorancë ilegjitime, e faktuar si e tillë nga përgjimet e Bild dhe vendimi i Departamentit Amerikan të Sheteti për ish-kreun e bashkisë së Durrësit. Por nga një Parlament i ri i dalë nga zgjedhjet e parakohshme Parlamentare.

Për këtë arsye sot, nga Divjaka, po vijojmë aksionin tonë politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëndresa dhe bashkimi janë një detyrë qytetare pasi nuk mund të lejojmë që ky Parlament i kalbur, që rrezikon të kalbë edhe shoqërinë, ta ketë të gjatë!”, shkruan Duka.

ME TE LEXUARAT