Plagosje me thikë në Shkodër, autorë dy vëllezër

Kliko per me shume info

Një person është plagosur me thikë mesditën e kësaj të hëne në Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta me dy vëllezër, të cilët kanë nxjerrë thikën dhe e kanë plagosur personin në fjalë.

Autorët janë identifikuar dhe ka nisur puna për kapjen e tyre.

Kliko per me shume info

Shkodër/ Informacion Paraprak i Policisë

Më datë 12.08.2019, në lagjen “Mark Lula” Shkodër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë shtetasi V.Sh, 38 vjeç banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, dy vëllezrit A. M. dhe L. M., banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here