Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Tentuan të vidhnin kasafortën në një shtëpi në Himarë, kapet vlonjati, në kërkim dy shokët

Një person ka rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi tentuan që të vidhnin kasafortën në një banesë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.V. 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi në orët e para të ditës së sotme së bashku me dy persona të tjerë tentuan të vidhnin në banesë kasafortën e F.Q. por nuk kanë arritur të marrin asgjë.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.