Plagosi me thikë një grua, autorin e ndalojnë kalimtarët

Aktualitet

Një burrë i armatosur është arrestuar në qendër të Sidnejt, pasi ka therur me thikë një grua edhe më pas është ndaluar në rrugë nga këmbësorët, ka thënë policia.

Policia ka thënë se ky person ka tentuar të kryejë edhe sulme tjera me thikë dhe se ka identifikuar disa shenja të krimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja e plagosur është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut.

Policia ndërkohë ka thënë se aktualisht nuk ekziston ndonjë rrezik për publikun, mirëpo u ka kërkuar njerëzve që të anashkalojnë qendrën e qytetit.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale janë parë ekipet e emergjencës në skenën e sulmit.

ME TE LEXUARAT