Ish-zv.ministri i Shendetesise: Nuk ka mjeke ne pikat kufitare

Politikë
Ish-zv.ministri i Shendetesise: Nuk ka mjeke ne pikat kufitare

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia i ftuar në Fax News foli në lidhje me rrezikun e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, pas dy personave të vdekur në Itali.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Spahia u shpreh se situata është shumë shqetësuese dhe duhet marrja e menjëhershme e masave, ndërkohë që evidentoi si rrezik pikat kufitare, ku tha se ka mungesë mjekësh për evidentimin e pacientëve potencialisht të prekur.

 

Po ashtu Spahia shtoi se strukturat tona në spitale janë të papajisura me shtretër apo reparte për të pritur pacientë, pasi sipas tij duhet të jenë të ndara repartet sepse nuk mund të trajtohen njëlloj.

 

 

“Kemi shkëmbime me Italinë, jo vetëm me mallrat, por edhe me njerëzit. Kryesisht në zonat e veriut ku po shfaqen edhe rastet më të shumta. Është shumë shqetësuese dhe duhet marrja e masave të duhura për të parandaluar përhapjen.

 

Unë kam parë nga afër pikat e qeverisë në thonjëza, kam pasur kontakt të vazhdueshëm me mjekë dhe specialist të fushës, ku kam marrë informacionin e plotë dhe për fat të keq kam konstatuar mungesën e plotë të masave serioze për ta parandaluar.

E kam fjalën për mungesën e mjekëve në pikat kufitare për të ndaluar persona potencialisht të prekur. E kam fjalën për mungesën e personelit mjekësor dhe masat që u nevojiten mjekëve për të përballur me këto pacientë potencialisht të prekur.

Për të vazhduar më pas me autoambulancat, të cilat dhe ato duhet të jenë në kushte jo të thjeshta normale dhe deri tek qendrat pritëse siç janë repartet e specializuara të cilat kanë shumë mangësi. Mungesa e personelit me masa mbrojtëse, apo edhe mungesën e numrit të krevateve.

Në rast të paraqitjes së një numri jo të ekzagjeruar strukturat tona janë të pa pajisura në mënyrë adekuate me shtretër. Akoma sot nuk dëgjoj të ketë reparte apo pjesë repartesh për të pritur këto paciente, pasi nuk mund të trajtohen më të njëjtin ambient me pacientë të tjera. Ato duhet të jenë të ndarë.

Për sa kohë personeli mjekësor, mjekë dhe infermierë ndjehen të pasigurt, lihen me pamundësi pa armë në dorë për tu përballur me një situatë të tillë shqetësimi për qytetarët shqiptarë është një rritje.”– u shpreh Spahia.

ME TE LEXUARAT