Moti bën kthesë? Mësoni si parashikohet dita e nesërme
Instituti Meteorologjik Ushtarak tregon se si do të jetë moti ditën e nesërme më 14 gusht 2019.
Sipas IGJEUM, mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë mesditës dhe pasdites është mjaft e vogël.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
RESHJET
Nesër (e mërkurë, dt.14) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë si dhe lokale të dobëta në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan në orët e mesditës dhe pasdites.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 30 °C
në vendet e ulëta: 22/ 33 °C
në vendet malore: 18 / 32 °C.
ERA
Nesër (e mërkurë, dt.14) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në gjithë territorin.