PS i “vë vizën” Valdrin Pjetrit?! Balla: Sqarimet e tij nuk mjaftojnë

Kliko per me shume info

PS duket se ka dhene sinjalet e para te leshimit te Valdrin Pjetrit pas akuzave ndaj tij se ka fshehur ndalimin ne Itali. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas deklaratës së dhënë nga Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte dijeni dhe kishte fshehur dënimin për Valdrin Pjetrin në Itali, kryebashkiak në pritje i Shkodrës.

Balla hedh poshtë pretendimet e PD-së se PS-ja ka pasur dijeni për akuzat ndaj Pjetrit, ndërkohë që për këtë të fundit thekson se nuk mjaftojnë sqarimet që ka dhënë deri më tani dhe kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë për sqarimin e situatës.

Kliko per me shume info

“Për Partinë Socialiste, qoftë pretendimet e opozitës jashtëparlamentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, përshirë edhe publikimin e dokumentacionit përkatës nga Italia (të vënë më parë në dispozicon prej tij, kur ne kemi kryer si për çdo kandidaturë të gjitha verifikimet ligjore që mundëson statusi ligjor i organizatës sonë) nuk mjaftojnë”, thotë Balla.

Ai paralajmëron edhe një padi ndaj PD-së për shpifje: “Me këtë rast, hedhim poshtë me neveri akuzat lidhur me ndonjë marrje në dijeni, nga burime të ashtuquajtura “diplomatike” apo të çfarëdolloji tjetër, mbi pretendimin e Partisë Demokratike. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe do t’i referohet gjykatës, në formën e padisë njësoj si për shpifje të tjera.”

Duke përshëndetur “faktin se Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit, janë vënë në lëvizje, duke kërkuar zyrtarisht informacionin përkatës pranë autoriteteve italiane, qysh në momentin e parë të shfaqjes së këtij pretendimi, lidhur me pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit”, Basha thekson se “akuza e ngritur me një pretendim të bazuar në dokumenta joligjore nga ana e Partisë Demokratike, nuk mjafton as për t’u pranuar a priori, as për t’u rrëzuar a priori.”

“Përtej dëshirës sonë që e drejta të jetë në anën e tij, Partia Socialiste garanton opinionin publik dhe komunitetin e nderuar të Bashkisë së Shkodrës, se përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, do të qëndrojë edhe në këtë rast në anën e ligjit dhe të interesit publik”, mbyll reagimin Balla.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here