Vizita e pare ne drejtimin e OSBE-se, Rama neser ne Kiev, zbardhet axhenda

Politikë
Vizita e pare ne drejtimin e OSBE-se, Rama neser ne Kiev, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama ashtu sikur paralajmëroi në momentin e marrjes së detyrës, misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së do ta nisë nga Ukraina, në një vizitë që do të nisë nesër. Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, Edi Rama do të zhvillojë nesër takime në Kiev me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrin Honcharuk, ministrin e Jashtëm Prystaiko dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov. Pas takimeve do të ketë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.

Në faqen zyrtare të OSBE-së theksohet se bisedimet do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit midis OSBE-së dhe Ukrainës, në punën e Misionit të posaçëm të monitorimit të OSBE-së (SMM) në Ukrainë, dhe në përpjekjet për një zgjidhje paqësore. Në Kiev, Rama do të takohet gjithashtu me stafin e SMM, Koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe Përfaqësuesin e tij Special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që në datë 21 janar kreu i qeverisë shqiptare do të vizitojë Ukrainën lindore për të parë nga afër zonën e prekur nga konflikti. "Zgjedhja e Kievit si vizitë e parë pasqyron rëndësinë e madhe që ai i kushton përpjekjeve të OSBE-së për të adresuar krizën në Ukrainë, sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot" thuhet në faqen zyrtare të OSBE-së. Për vitin 2020 Shqipëria ka presidencën e OSBE-së.

ME TE LEXUARAT