Temperatura afrikane në Shqipëri, ja pse në Kuçovë është më nxehtë

Kliko per me shume info

Prej disa ditësh i nxehti afrikan vijon të dominojë edhe vendin tonë. Temperaturë ekstreme është shënuar së fundmi në Kuçovë, plot 42 gradë celcius. Por kjo nuk është një temperaturë e pahasur më parë në këtë qytet.

Sinoptikania Rezarta Xhikollari, pranë Shërbimit Meteorologjik të Forcave Ajrore, është shprehur për Mapo se Kuçova është e ekspozuar ndaj të nxehtit afrikan pikërisht për shkak të pozitës gjeografike, relievit kodrinor-fushor, si edhe për shkak të puseve të naftës që posedon, të cilat fatkeqësisht nuk simbolizojnë më pasuri, por shihen si gangrenë ndotjeje.

Kliko per me shume info

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari ka bërë me dije se përgjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 3 zjarre por që janë izoluar shumë shpejt dhe nuk kanë marrë përmasa të mëdha. Pyetjes nëse janë marrë deri më tani masa paraprake nga ana e bashkisë, Hajdari i është përgjigjur:

“Ndonëse nuk ka patur raste alarmante, ne vijojmë të mbetemi në monitorim të situatës, si për popullatën ashtu edhe për rreziqet nga zjarri. Të premten është bërë një mbledhje e shtabit të emergjencave, ku është kërkuar rritja e gatishmërisë nga institucionet kryesore të bashkisë, pra të zjarrfikësve, ujësjellësve, etj.”/Mapo

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here