Cigaret elektronike janë të dëmshme, 4 të rinj përfundojnë në spital

Kliko per me shume info

Cigaret elektronike janë të dëmshme dhe këtë e dëshmon ngjarja e ndodhur se fundmi në Shtetet e Bashkuara. Katër adoleshentë janë shtruar në një spital të Minesotës për shkak të problemeve të rënda në mushkëri.

Mjekët shprehen të bindur se shqetësimet lidhen me përdorimin e cigareve elektronike. “Simptomat duken si infeksione të zakonshme, por gjendja e pacientëve po përkeqësohet gjithnjë e më shumë”, shprehen mjeket.

Kliko per me shume info

Ato paralajmërojnë se problemet shëndetësore të shkaktuara nga cigaret elektronike po shndërrohen në një epidemi me dëme serioze.

Tymi që del nga një bateri e nxehur lëshon kimikate të rrezikshme që shkojnë në mushkëri. Ndër simptomat e zakonshme që vijnë si pasojë e cigareve elektronike janë: probleme në frymëmarrje, temperaturë, kollë dhe dhimbje në kraharor.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here