E FUNDIT/ Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Aktualitet

Ka ndërruar jetë sot në moshën 56-vjeçare, regjisori i njohur Gjergj Xhuvani. Ai vdiq në një spital në Romë, ku po kurohej nga një sëmundje e rëndë.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist dhe producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë "Bardhë e zi".

Gjergj Xhuvani e ka bërë të njohur filmin shqiptar edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT