Goditet me thikë një person në Durrës, arrestohet agresori

Kliko per me shume info

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Durrësit.

I plagosuri është dërguar në urgjencë dhe është futur në sallën e operacionit.

Kliko per me shume info

Burimet brenda spitalit thanë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka identifikuar dhe arrestuar autorin. Nuk dihet shkaku i konfliktit që coi në përdorimin e armëve të ftohta.

Policia pritet të dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Durrës

Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore Durrës vihet në pranga autori i dyshuar.

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës , ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here