Gjergj Xhuvani ndërroi jetë, Luiza dhe vajza e mësojnë lajmin e hidhur nga Saranda

Aktualitet
Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhuvani. Pas një arresti kardiak, Gjergj Xhuvani ndërroi jetë sot në një spital në Romë. Mësohet se Xhuvani ndodhej në Romë duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

Burimet bëjnë me dije bashkëshortja e tij, aktorja Luiza Xhuvani me vajzën kanë qenë në bregdetin e Sarandës me pushime teksa kanë mësuar lajmin e hidhur.

Me urgjencë nënë e bijë të tronditura janë nisur drejt Tiranës për t’u marrë menjëherë me proceduarat. Ndarja nga jeta e regjisorit Xhuvani është një humbje e madhe për kinematografinë në Shqipëri dhe jo vetëm.

ME TE LEXUARAT