U kap me droge ne Angli, çfare deklaroi perpara gjykates shqiptari

Aktualitet
U kap me droge ne Angli, çfare deklaroi perpara gjykates shqiptari

ANGLI

Një 47 vjeçar shqiptar është dënuar me 28 muaj burgim, nga gjykata e Suindonit për përfshirje në trafik droge.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat angleze shkruajnë se Ilir Hysa, shofer i papunë, u arrestua nga policia muajin e kaluar teksa po transportonte një sasi droge, me vlerë 2 mijë paund, të cilën u përpoq ta hidhte kur u ndalua nga policët. Hysa u shpreh se po merrej me drogë, pasi kishte humbur punën në një lavazh dhe më pas edhe si shofer kamioni, kurse shtoi se ishte absolutisht kundër drogës.

foto galeri PreviousNext

Gjyqtari Jason Taylor që i dha dënimin prej 28 muajsh e pranoi faktin që Hysa ishte në vështirësi. Hysa po ashtu pranoi krimin. Avokati mbrojtës John Upton tha se klienti i tij ishte shtetas italo-shqiptar dhe kishte mbërritur në Britani rreth dy vite e gjysmë më parë.

Hysa kishte humbur edhe patentën dhe duhej të kthehej në Itali për ta rinovuar. Ai detyrohej të paguante një qera prej 300 paundësh dhe mospërballimi i jetesës e detyroi t’i futej drogës. Avokati deklaroi se ishte njeri me “karakter të mirë”.

ME TE LEXUARAT