Shitet “Pantera e zezë”, makina më e shtrenjtë në botë

Bota

“Vetura e Zezë” është kryevepra e fundit e Bugatti-t, por dizajni e bën këtë makinë të duket më tepër si një “Panterë e Zezë”, dhe mësohet se tashmë i është shitur një blerësi sekret për një vlerë rekord prej 18.7 milionë dollar.

Bugatti pritet të shfaqet për herë të parë në publik të dielën në një festival në Kaliforni. Më parë është folur se blerësi i kësaj makine është Cristiano Ronaldo, por ylli i futbollit përgënjeshtroi zërat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu është folur se ai mund të jetë sportisti më i pasur në botë, rekordmeni i boksit Floyd Mayëeather, por nuk kemi pasur një reagim.

“Vetura e Zezë” është një version superluksoz dhe “shik” i Bugatti Chiron, me një dizajn që merr disa veçori nga modeli legjendar i vitit 1936, Bugatti 57 AC Atlantic.

Sipërmarrja e guximshme është realizuar me rastin e përvjetorit të 110 të krijimit të markës franceze. Trupi i makinës është i gjithi në fibër karboni, me vrima të vogla mbi pjesën e përparme për të lejuar motorin super të fuqishëm me 16 pistona “quad turbo” që të freskohet.

ME TE LEXUARAT