Aktualitet

A do të mungojë Messi? Valverde merr këtë vendim zyrtar për argjentinasin

Lionel Messi është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili ka theksuar se nuk do ta aktivizojë argjentinasin në duelin kundër Athletic Bilbaos.

Trajneri 55-vjeçar ka pohuar se procesi i rikuperimit të kapitenit është në rrugën e duhur.

“Ne nuk do të rrezikojmë ndeshjen e parë dhe aq më pak me Lionel Messin”, tha fillimisht Valverde.

“Ne do të presim. Ai po ndjek një proces mjaft të mirë të rikuperimit dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm të luajë në fushën e lojës. Ai është në fazën e rikuperimit…”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close