Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

A do të rinisë opozita protestat? Gjata: Prisni shtatorin, nuk kemi hequr dorë nga kërkesat

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata shprehet se opozita do të rinisë në shtator aksionin opozitar, por pa treguar mjetet dhe taktikat që do të përdoren.

I pyetur nga gazetari i RTV Ora për detaje të aksionit opozitar, Gjata tha se ata nuk ka hequr dorë nga kërksat e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

‘Do ta shikoni në muajin shtator, strategjia dhe taktikat nuk tregohen paraprakisht asnjëherë. Ne nuk kemi hequr dorë, nuk jemi tërhequr nga kushtet dhe kërkesat tona për krijim standardesh dhe kushtesh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por do ta shikojmë kur të vijë shtatori’, u shpreh Gjata.

Më tej, i pyetur për zërat për një prani të mundshme të ndërkombëtarëve në shtator dhe nëse opozita do ti mirëpresë ata, Çlirim Gjata shtoi ‘Prezenca ndërkombëtare ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë. Nuk është se kemi pasur ndonjë përballje ose përplasje me prezencën ndërkombëtare. Kemi pasur mendimet pikëpamjet tona. Ajo që ne besojmë shumë është qytetari shqiptar.’

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.